Në mbledhjen komemorative për profesoreshën Nexhibe Bukoshi Elezi,u tha ajo mbetet emblemë e arsimit dhe muzikës

Sot, në mjediset e Shkollës së mesme të muzikës ‘’Lorenc Antoni’’ në Prizren, u organizua një mbledhje komemorative në kujtim të profesoreshës së kësaj shkolle Nexhibe Bukoshi Elezi, që njëherit ishte edhe një edukatore e mësuese dhe grua shembullore që mbetet emblemë e përbotshme ,pasi kaloi një varg sfidash, por kurrë su dorëzua por vetëm u kalit siç tha zyrtari i,lartë i arsimit në Prizren në emër të drejtoreshës Luljeta Veselaj Gutaj,dhe në emër të Komunës së Prizrenit profesor Reshit Kushaj.  Kurse me pietet të lartë për figurën e profesoreshës Nexhibe Bukoshi Elezi ka folur drejtori i kësaj shkolle Vesel Krasniqi. Ai tha se profesoresha ishte një profesoreshë e e afërtë dhe një emër që u nderua nga të gjithë ata që njohën . Profesoresha e shkollës së muzikës Festa Nevzati, me këtë rast tha se ‘’ Profesoresha Nexhibe vazhdoi të ishte figurë e respektuar kudo, e dashur për të gjithë dhe shembull i gruas intelektuale që i qëndroi besnike profesionit dhe njerëzve të saj. Në planin familjar ishte bashkëshorte e përkushtuar dhe nënë e dy fëmijëve: Lule Elezit, pianiste që tashmë skena botërore e muzikës serioze e njeh si profesioniste të rrallë e interpretimet e emrave të mëdhenj elitar, dhe Dr .Hektor Elezi i përkushtuar në profesionin mjekut . Ndërroi jetë më 4 korrik 2025, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar arsimore e njerëzore. Kujtimi për të mbetet i gjallë në mendjet dhe zemrat e të gjithë atyre që patën fatin ta njohin, të mësojnë prej saj dhe të punojnë me të. Emri dhe vepra e profesoreshës Nexhibe do të kujtohen përherë me respekt ‘’tha ajo I Së fundi e bija Lule Elezi. me emocione të mëdha tha ajo nuk ishte vetëm nëna jonë , por ajo që në moshën 7 vjeçare me mësoi të luaja në tastaturën e pianos dhe gjithë jetën më pastaj qëndroi heroinë edhe në këtë pikë. Ajo nëse rrumbullakohet më një fjali shet shpirt Nane dhe shpirt muzike, Ajo për ne mbete gjithmonë pjesë e shpirtot tonë’’ tha Lule Elezi. Ibserte Derisa si amanet i profesoreshë ishte që në shenjë kujtimi të luaja një pikë muzikore në piano, për çka artistja e madhe e skenës Lule Elezi në kujtim të sajë me lot mallëngjim luajti dy pika artistike. Së fundi u ta se ajo mbetet emblemë e këtij qyteti që deshi shumë,I qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe lavdi për veprën e sajë madhore./QendraPresss/