5 mijë trupa të NATO’s të enjten zbarkojnë në Maqedoninë e Veriut: Përgatitje nëse kriza e Ukrainës përhapet në Ballkan
Një stërvitje e madhe ushtarake që përfshin rreth 4600 forca amerikane dhe aleate fillon të enjten, më 12 maj, në kantierin e provës Krivolak në Maqedoninë e Veriut, dhe synon të testojë forcat e NATO-s në rast se kriza ukrainase përhapet në Ballkan ose në Evropën Lindore.Sipas portalit të Rrjeti i Sigurisë Ballkanike, stërvitja e quajtur “Përgjigjja e Shpejtë 22” nis me zbarkimin në Krivolak të një batalioni të përforcuar nga Brigada 173 Amerikane e Parashutës, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.Përveç ushtarëve amerikanë, në stërvitje do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Malit të Zi, Shqipërisë dhe Greqisë. “Hija e luftës në Ukrainë është e fortë dhe nuk ka më eufemizma politike në shpjegimet e skenarëve të stërvitjes. Është e qartë se ky është një kontroll i NATO-s, në rast se duhet të angazhohet në Ballkan ose në Lindje”, shkruan ky portal.Është planifikuar angazhimi i 45 avionëve dhe helikopterëve, rreth 1800 parashutistë dhe mbrojtja e avionëve luftarakë.Portali shton se vendi qendror i stërvitjes është terreni stërvitor i Krivolakut, sepse është i rregulluar për stërvitje në kushte afër luftës. Në atë zonë përveç uljes do të tregohet edhe mbështetje direkte ajrore.Në aeroportin e Petrovecit do të marrin pjesë avionë sulmues amerikanë A-10 nga Garda Kombëtare e Merilendit, ndërsa në aeroportin e Petrovecit kanë mbërritur helikopterët Chinook dhe Black Hawk nga Amerika dhe Apache nga Britania e Madhe.Stërvitja do të zgjasë deri më 20 maj dhe është pjesë e një stërvitjeje ndërkombëtare të organizuar me të njëjtin emër këtë pranverë në rajonet e Arktikut, Balltikut dhe Ballkanit. /Reporteri.net