5 përdorime të limonëve që nuk i kishe menduar
Limoni është një kalë pune. Mësoni ku mund ta përdorni përveçse në pjata e salca:
Lëkura
Kur një recetë kërkon lëng limoni, çfarë bën me lëkurën, e hedh? Ndal! Mund ta shfrytëzosh. Prite në rripa dhe përdore për t’i dhënë aromë vajit ose uthullës. Përdore lëkurën e grirë për të përgatitur një gjalpë me shije limoni ose fërkoje në sheqer për t’u dhënë ëmblësirave të pjekura një shkëlqim të lehtë.Këshillë: është më e lehtë ta grish lëkurën kur nuk e ke shtrydhur ende limonin. Ose thjeshtkonservoje lëkurën e grirë të tharë për ta përdorur për shije te çdo gjë.
Aftësia pastruese
Acidi citrik që i jep limonit shijen e tij të veçantë dhe efektin lëngëzues në gojë i jep edhe lëngut vetitë antibakteriale. Përdor pak lëng limoni ose anën e brendshme të lëkurëve të limonave me shumë lëng, për të hequr yndyrën nga tiganët ose për dërrasat ku pret ushqimin. Fut në mikrovalë pak ujë me lëng limoni për dy minuta që t’i pastrosh më lehtë pajisjet dhe mund të pastrosh edhe një rende djathir duke e fërkuar sipërfaqen e saj me gjysmë limoni.
Freskues
Të kujtohet ajo shija e lëkurës së limonit që përmendëm më lart? Del që ajo ka edhe një aromë të mrekullueshme. Hidh lëkurë të grirë limonit në fund të koshit të mbeturinave ose vendose në frigorifer. Era e peshkut që skuqe mbrëmë? Prite një limon dhe vëre të ziejë në një tenxhere me ujë pa kapak në sobë që gjithçka të vijë erë të mirë dhe të freskët.
Ushqimet e detit nuk do të ngjiten
Ne na pëlqen përbërja delikate e peshkut kur e hamë, por e mallkojmë kur e përgatisim. Që të mos ngjitet në skarë ose në tigan, vendose mbi disa feta limoni. Ato sigurojnë distancë që proteinat të qëndrojnë te peshku dhe jo të ngjiten në sipërfaqen e enëve të gatimit, kurse lëngu i limonit ndihmon skuqjen ose pjekjen duke shtuar avuj me aromë.
Produkt rivitalizues Ti e di sekretin që disa pika limon përsipër nuk lejojnë që avokadot, mollët dhe patatet e prera të marrin ngjyrë kafe, por mund të përdorësh lëng limoni për të rigjallëruar edhe fletët e sallatës, gjithashtu. Thjesht shtrydh një sasi të vogël në një tas të mbushur me ujë të ftohtë,