5 raste me koronavirus sot në Kosovë
5 raste me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë, derisa nuk është raportuar për asnjë të vdekur. Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 22 të shëruar në 24 orët e fundit. Vetëm dje janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 407.
Njoftimi i plotë:
16 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës. Deri më sot 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.474 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 22 qytetarë,derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.570. Në total numri i rasteve aktive është 407.