5 televizionet kryesore ndërprenë transmetimin për 5 minuta, në solidarizim me Klan Kosovën
Pesë televizionet kryesore në vend, T7, RTV Dukagjini, RTV 21, ATV dhe Kanal 10 janë solidarizuar me Klan Kosovën, pasi Ministria e Tregtisë vendosi që këtij mediumi t’ia pezullonte certifikatën e biznesit. Forma me të cilën janë solidarizuar këto televizione është duke vendosur në ekran për 5 minuta moton “Demokracia vdes në errësirë“.Për këtë ka treguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). “Në shenjë solidarizimi me kolegët e Klan Kosova, pas vendimit të MINT për pezullimin e certifikatës së biznesit të këtij mediumi, disa nga mediet kryesore në vend: RTV Dukagjini, T7, RTV21,ATV, Kanal10, sonte në orën 20:00, kanë vendosur për pesë minuta në ekranet e tyre moton “Demokracia vdes në errësirë! #betejaemedias”. https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fasociacioniigazetareve%2Fposts%2Fpfbid033mVMBRFWBMHJvNmDsRrFRF8RCeYLDEKAL8f9PeDeNWjfwQydnXKtbhqfPjBqmdPql&show_text=true&width=500 Për këtë rast kanë reaguar edhe Bashkimi Evropian dhe ambasadorët e QUINT’it.“Të shqetësuar për vendimin e MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova, janë shprehur edhe organizatat e ndryshme të lirisë së medias në botë, Bashkimi Evropian, dhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë”, thuhet në deklaratën e AGK-së. AGK-ja, bën thirrje që të gjitha palët e përfshira t’i japin kohë procesit të kompletimit të dokumentacionit të Klan Kosovës për KPM-në”, mbaron deklarata. Kësaj fushate i janë bashkuar edhe mediat online, përfshirë Gazeta Online Reporteri.net.