70 për qind e kosovarëve nuk kanë para për pushime

0

Vetëm 30 për qind e familjeve kosovare janë në gjendje që të përballojnë shkuarjen në pushime. Kjo ka dalë sipas një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Nga rezultatet e Anketës mbi të Ardhurat dhe Kushtet e Jetesës 2018, e të publikuara në gusht të vitit 2020, del se rreth 70 për qind e ekonomive familjare nuk mund ta përballojnë shkuarjen në pushime qoftë edhe vetëm për një javë. “Sipas grafikonit të mësipërm shihet se 30.5% e ekonomive familjare mund të përballojnë shpenzimet e një jave pushimi larg shtëpisë, duke përfshirë qëndrimin në një shtëpi tjetër (shtëpi vikendi), apartament ose tek miqtë ose të afërmit, ndërsa 69.5% e ekonomive familjare nuk mund ta përballojë këtë shpenzim”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *