70 vjeçarja ndërron jetë pasi bie nga lartësia e një objekti në Prishtinë

              Një grua rreth moshës 70 vjeçare është gjetur pa shenja jete pasi është raportuar se ka rënë nga një lartësi e një objekti sot rreth orës 05:00 në rrugën “Viktor Majer”, në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e saj.“Rreth orës 05:00 është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete”, ka thënë Borovci.Tutje Borovci ka thënë se aktualisht policia ka nisur hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin. /Telegrafi/