780 GJOBA PËR ATA QË SHKELËN MASAT ANTI-COVID
Policia e Kosovës ka vazhduar me ndëshkimin për qytetarët që nuk zbatojnë rregullat anti-COVID. 780 gjoba u shpërndanë të martën.
Më shumë tiketa janë shqiptuar për shkelësit e shenjave të komunikacionit, 1.117 sosh.
Të martën u raportuan 13 aksidente me të lënduar e 14 me dëme materiale.
Ndërsa janë arrestuar 18 persona e 9 u dërguan në mbajtje.