80 mijë produkte u ofrohen me zbritje ushtarëve të FSK-së, po planifikohet zbritje edhe në pushimet bregdetare

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ka thënë se qëllimi i nënshkrimit të memorandum bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes, ka për qëllim zbritjen e çmimeve të produkteve të ndryshme për pjesëtarët e FSK-së.Ky memarundum bashkëpunimi është bërë ndërmjet Aleancës Kosovare e Bizneseve me Ministrinë e Mbrojtjes.Shahini ka thënë se afër 40 kompani kanë ofruar 80 mijë produkte të ndryshme. Me këtë rast, ai ka thënë se do të vazhdojnë të rrisin numrin e kompanive rreth këtij projekti.Në një intervistë për Ekonomia Online, Shahini tha se kompanitë e para që kanë ofruar mbështetje i kanë zbritur në 14 për qind produktet për pjesëtarët e FSK-së.“Kjo sado pak do t’i mbështet ushtarët gjatë blerjeve do t’i subvencionojnë kompanitë vendore këta ushtarë duke i stimuluar ata dhe të tjerët që ne të kemi një ushtri më të dinjitetshme dhe më të mirë. Prandaj aksioni për nënshkrime edhe të kompanive tjera është vazhdimësi e sipër. Mesatarisht rreth këto 40 kompani kanë ofruar 80 mijë produkte, artikuj të ndryshëm që do t’ia ofrojnë ushtrisë, por kryesisht janë produkte esenciale, produkte të përditshme por këtu nuk do të ndalemi. Ne synojmë që të rritim numrin e kompanive dhe është një interesim i madh i anëtarësisë së gjerë dhe i bizneseve të Kosovës të na bashkohen në këtë projekt tonë të përbashkët në mënyrë që ushtarët të ndiejnë veten krenarë pse janë ushtarë, por edhe ne të ndiejmë veten krenar që kemi ushtrinë”, tha Shahini.Ai u shpreh se nuk do të ndalen me kaq. Synim sipas tij do të jetë edhe zbritja e çmimeve për pushimet në bregdetin shqiptar.“Vlen të theksohet se ne me angazhimin tonë do të tejkalojmë edhe kufirin e Kosovës që ushtarët e Kosovës gjatë sezoneve të ndryshme kur shkojnë nëpër pika të ndryshme pushimi të kenë më lirë se sa që janë çmimet aktuale të kohës. Prandaj kjo është një mbështetje dhe një përkushtim i joni i përbashkët që ushtria jonë të jetë e respektuar jo vetëm duke u përshëndetur, por edhe duke i ofruar edhe blerje të banesave dhe shtëpive ku në disa kompani kanë zbritje të madhe për të blerë ata”, thotë ai.

Shahini tha se do të mundohen që lehtësira ushtarët të kenë edhe në sektorë të ndryshëm, si shitblerje, regjistrim nëpër universitete e shërbime shëndetësore. Për ta bërë këtë, Shahini ka kërkuar ndihmën e institucioneve.

https://reporteri.net/reklamap/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE