81 vjeçarja nga Obiliqi shkruan poezi për Adem Jasharin, Albin Kurtin e mërgimtarët
Ndonëse në moshë të shtyrë, Elfije Pllana, nga Bashki i Obliqit ani pse nuk di shkrim as lexim, ajo thur vargje të poezive në kokën saj. Për 81 vjeçen ishte hera e parë që shkoi te Kullat e Jasharëve, teksa me lot në sy ndien dhimbje për familjen Jashari dhe sakrificën e tyre.Ajo ka krijuar poezi për Familjen Jasharin, vargje ka thurur edhe për bashkatdhetarët. Elfije Pllana, me ndihmë të mbesës së saj, e cila i shkruan vargjet që krijon gjyshja e saj, ka botuar në revista të ndryshme mbi 100 poezi.