NDRYSHIMI (ZBEHJA) NDJENJAVE NËPËR GJENERATA – Shkruan;Lule Alidema, Psikologe klinike

0

Kuptohet se koha në ecje/ardhje sjellë dhe ndryshimet për shumë aspekte jetësore!

Krahas shumë ndryshimeve në mënyrën e të jetuarit duken qartë ndryshimet si ato teknologjike, si ato në standard jetësorë!

Shumë normale se secila gjeneratë në ardhje vjen me ndryshime, por sot me tërë këtë zhvillim/ ndryshim dyshoj se po dëmton në një masë aspektin ndjenjor, po sjellë një zbehje mes njerëzore!

Pohoj se me kalimin e viteve pësohen ndryshime në çdo gjë, sidomos mes dekadave që i bie një gjeneratë, mbase dhe te vet fiziku dhe mentaliteti i njeriut, e mos diskutohet në aspektet tjera të zhvillimit, pra secili zhvillim qoftë dhe nëse njeriut i lehtëson jetën, doemos se do ketë anë pozitive dhe negative.

Zhvillimi vjen si një “thikë me dy tehe” , fiton në lehtësimin e jetës në një formë, e në anën tjetër po vështërson/ distancon raportin njeri-njeri!

Sado kushte të kemi, sado të arrijmë në aspekt material, dyshoj se njeriu do jetë i zbrazët, mangët, poqese nuk do jetë i aftë të ndjejë për arritjet dhe ndjenjën familjare!

Sikur biejmë viktimë e zhvillimeve të kohës së sotit, sikur po punojmë e zhvillohemi për të mos i shijuar e aq më pak për të mos i ditur vlerën as punës, as njeriut!

Shikuar nga aspekti psikologjik njeriu është i lidhur direkt nga nevojat…

Përgjatë kohës deri sa arrin ti plotësoj ato nevoja ai do ketë sfida nga më të ndryshmet, sigurisht duke pasur ndjeshmërinë që në një formë të plotësoj egon e vet për një jetë sa më të përsosur!

Kjo dmth, sikur atëherë kur kemi shumë uri, orvatemi, lodhemi, me padurim presim ushqimin që të ngopemi, dhe mbase ngopemi harrojmë urinë!

Sikur duke u munduar të arrijmë në hap me zhvillimin nuk po kemi kohën e mjaftueshme të merremi me familjen, e që për pasojë distanca e paqëndrueshmërisë veç sa vjen e rritet.

Për t’u zhvilluar dhe arritur synimet tuaja kuptohet se duhet shikuar para, mirëpo jo të harrohet familja, duhet shikuar dhe mbrapa.

Familja është gjithmonë mbrapa nesh, të mos e harrojmë!

Kthe kokën mbrapa shiko ku ishim, prej nga erdhëm, kush u kujdes për ne etj.

Besoj se po ndalemi dhe mendojmë ku ishim rrugën nëpër cilën kaluam deri sa arritëm apo arriti “ai” që u servoi plotësimin e nevojave tuaja që ti sot nuk qanë kokën fare të sfidohesh, sigurisht se do shijon më tepër plotësimi i asaj nevoje, që tashmë posedon!

Sigurisht se kur flitet për gjeneratat e deritanishme, ishte më ndryshe krahasuar me gjeneratat pasuese.

Gjeneratat e deri më tani u sfiduan në forma të ndryshme, po gjithmonë duke ruajtur ndjenjën për familjen, krahas ecjeve para, kthyen kokën dhe pas…

Duke parë si vijojnë ndryshimet po me aq vrull në shumë aspekte, më frikëson fakti të mendoj se shumë shpejt do vie dita që më askush nuk do kthen kokën mbrapa të ndjej qoftë dhe për familjen si për: prindin, motrën, vëllanë, familjarin, dyshoj se jemi gjenerata e fundit që shikojmë para dhe mbrapa, e aq më pak ku ishim e ku jemi!

E kuptueshme se para duhet shikohet por pa harruar asnjëherë ku ishe, ku je, kush je, shiko prapa vetes se ke dike që i duheni, ke dikë që ndoshta dhe pa nevojë shikon mbrapa dhe para, pra ata janë prindërit që pareshtur janë prapa nesh!

Këshilla ime; Ec para zhvillohu por pa harruar se ke dike mbrapa teje, që dhe ai ishte sikur ju në një të kaluar, por ai ktheu kokën dhe mbrapa duke ju pasur juve para…

MOS HARRO PREJ NGA, DHE NGA KUSH KENI ARDHUR!

01.12.2020, Prishtinë

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *