Isa Mustafa fton VV-në dhe PDK-në të ulen për zgjedhjen e kandidatit për president

0

       Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka ftuar PDK-në dhe Vetëvendosjen që të ulen bashkë në një tavolinë ku do të diskutohet për zgjedhjen e një kandidati të pranueshëm për president.

Ai tha se do të ishte mirë që në takim të marrin pjesë edhe PDK-ja me VV-në, në mënyrë që të zgjidhet një kandidat i pranueshëm për të gjithë.

 “PDK-ja dhe VV-ja do të ishte mirë të marrin pjesë në takimet lidhur për president, që të zgjedhim një kandidat të pranueshëm për të gjithë”, është shprehur Mustafa në T7.

Tute, ai kujtoi se gjatë formimit të koalicionit nuk ka pasur marrëveshje për këtë cështje.

“Ne gjatë lidhjes së koalicionit nuk jemi marrë vesh për çështjen e presidentit”.

Mustafa bëri me dije se nga partia e tij nuk do të ketë kandidat për president.

“Kandidat kemi mjaft në LDK që këtë punë do ta bënin me përgjegjësi të madhe. Mirëpo, ne jemi deklaruar se jemi të gatshëm të pajtohemi me një zgjidhje në mënyrë që LDK-ja ta mbante qeverisjen. Pra, nuk do të kërkojmë dy pozita, kryeministrin dhe presidentin e vendit”, shtoi Mustafa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *