Rrëfime atdhetarie- E dinte por kurrë s’kishte treguar në kohën e para luftës (Sadri Thaçi).-Evokon:Prof.Skender Morina

0

Ishte fundi i gushtit të vitit 1987 kur mora detyrën që të shtypja 500 pamflete e të njëjtat u caktova t’i shpërndaj në qytetin e Mitrovicës.

Ishim student në atë kohë, unë banoja në konvikt ndërsa kushëriri imë Tasim Badallaj në një banesë private mbi parkun e qytetit të Prishtinës.

Tasimi duke qenë se ishte student i dy fakulteteve, atij të Letërsisë dhe gjuhës shqipe, dhe Filozofi Sociologjisë bënte përpilimin e trakteve të cilat i lexonte e si përfundim vendosej që përmbajtja e tyre të shtypej në letër.

Secili kishte për detyrë që përmbajtjen e pamfletit ta shtypte në 500 kopje.

Më kujtohet që gjatë rrugëtimit për në vendlindje në Landovicë ku duhej të shtypja këto trakte na patën ndaluar policia në Shtimje, në kët udhëtim ishte edhe shoku imë i studimeve dhe shkollës së mesme tani Prof.Vadet Thaçi, por që dorën në zemër nuk i pata treguar për detyrën që kisha, jo që s’i besoja por që ishim marrë vesh me Tasimin që për këtë punë s’duhet ta dijë askush.

Në çantën që kisha me vete e që në fakt s’ishte çanta ime por e nipit tim Isa Salihi ,ishin 500 copë letër e bardhë, ndërsa përmbajtjen e traktit e kisha palosur dhe zvogëluar në një format shumë të vogël dhe e kisha futur nën shtresën e këpucës.

Gjatë kontrollit njëri nga policët më tha që të hap çantën, pasi që e hapa pa se çanta ishte mbushur përplot letra të bardha. Më pyeti se për çka të nevojiten gjithë këto letra unë ia ktheva se më nevojiten për përgatitjen e një skripte sepse jam student dhe ngaqë s’kemi material libri më duhet të bëjë një skripte. Si duket atij ju mbush mendja pa bë kontroll detale dhe vazhdoj ti kontrolloj pasagjerët e tjerë dhe në fund na lanë të vazhdojmë rrugën për Prizren.

Letra kisha, përmbajtjen gjithashtu por në fakt unë s’kisha as maqinë shkrimi.

Mu kujtua se një makinë shkrimi kishin dajët e babait timë, djali i dajës Kamer Halil Berisha e kishte sjellur një të tillë nga Zvicra.

Ua kërkova duke i thën se më duhet me shkrua diçka për fakultet dhe ma dhan pa asnjë hezitim.

Bëra dy ditë derisa i shtypa në dhomën time, kuptohet se duhej të shkruaja ngadalë sepse s’mund të bëja korrekturë sepse makina e shkrimit ishte manuale.

Nëna dinte se diçka po shkruaja dhe edhe pse si kisha treguar e parandjenje sepse derën e dhomës sime e mbaja të mbyllur e kur ma sillte bukën e çelja duke e mbyllur përsëri.

Mbas dy ditësh u ktheva në Prishtinë, dhe një porosi të vetme kisha nga Nëna:Biri im kurrë mos u ndaj prej shokëve por ke kujdes.

Në Prishtinë u takova në mbrëmje me Tasimin i tregova se pamfletet i kisha shtypur dhe janë të gatshme.

Të nesërmen tha Skënder ti duhët të shkosh në Mitrovicë e t’i shpërndashë këto trakte. Unë tha do të shpërndaj në Prizren e në ndërkohë të tjerët janë të angazhuar në qytetet tjera por unë s’i njihja asnjërin nga ta.

Në mëngjes mora një setër të verës mangët e së cilës i kisha mbushur përplot pamflete në ndërkohë që në dy xhepat kisha dy tube ngjitës .

Në Mitrovicë isha për her të parë.

Zbrita në stacionin e autobusëve të këtij qyteti, fillova të ecë e të vrojtoj rrugët nga po shkoj dhe nga do të kthehem.

Fillova të shpërndaj traktet afër shkollave, afër shtëpive dhe banesave për disa orë gadi i kisha mbaruar të gjitha.

Në kthim për në stacionin e autobusëve të Mitrovicës jo larg tre rrokaqiejve afër lumit Ibër rastësisht takova një vendas timin Sadri Thaçi që studionte në fakultetin e metarlugjisë dhe minierave në Mitrovicë.

Sadriu u habit kur më pa duke më pyetur: Skënder po ti çka kërkove në Mitrovicë?

Si në shaka i thash:Kam ardhur për të shpërndarë ftesa për ushtri. Qeshëm së bashku dhe u ulëm në një çajtore e ku i tregova se kisha ardhur për të shpërndarë pamflete politike ku u bëhej ftesë të gjitha kategorive të shoqërisë që të ngritën në demonstrata kundra pushtimit serb dhe për të drejtat tona kombëtare për çlirim për të pasur Republikën e Kosovës dhe të drejtën për bashkim me Shqipërinë.

Sadriu më tha se në tre rrokaqiejt banon shefi i policisë së qytetit të Mitrovicës me mbiemër Ahmetaj që ishte nga Korisha e Prizrenit tani emri s’më kujtohet. Pasi që pimë së bashku nga një çaj unë u përshëndeta ma Sadriun dhe tri pamfletet e mbetura i shpërndava në njërin nga tre rrokaqiejt në njërin ku banonte ish shefi i policisë e për të cilin pyeta në pallat se ku banon, e rastësishme takova një plakë serbe që po zbritët shkallëve të pallatit më tregoj se duhët të ngritësh një kat më lartë, aty banon shefi i policisë e që më vonë kam kuptuar se kishte qenë nga Korisha e Prizrenit.

Një nga tre pamfletet e mbetur e nxora nga dora e setrës që e mbaja në krah nga xhepi e nxora ngjitësin dhe i ngjita pikërisht në spiunin e derës së shefit të policisë AHMETAJ . Duke zbritur shkallëve ngjita edhe dy pamfletet e fundit dhe vazhdova rrugën për Prishtinë.

Në mbrëmje duhej të takoheshim në konvikt për të dëgjuar lajmet e mbrëmjes në radio e për të par efektin e shpërndarjes së pamfleteve në qytetet e Kosovës.

Shokët e konviktit dhe të dhomës ngaqë s’më kishin par gjatë gjithë ditës filluan të më pyesnin se ku isha sot nga mëngjesi sepse s’të kemi par gjatë gjithë ditës?

Në bibliotekë kam qenë i thash. Secili filloj të tregoj se unë isha në bibliotekën kombëtare tjetri kishte qenë në banesë e në fund u thash unë isha në bibliotekën e juridikut sa për t’u ikur pyetjeve të tjera.

Në mbrëmje erdhi Tasimi, në dhomë ishin edhe shokët tjerë të studimeve,

Naseri,Vadeti,Fatmiri e të tjerë. Dhe në lajmet e mbrëmjes filluan me lajmin për:

“Shpërndarjen e pamfleteve siç thonin në radio me përmbajtje armiqësore të shpërndarë nga nacionalistët dhe irredentistët shqiptarë që sipas tyre ishin për minimin e bashkim vallzërimit dhe të Jugosllavisë “

Naseri në përfundim të lajmeve tha: Na u qorrum duke lexuar e shih shqiptarët e vërtetë çka bëjnë.

Si në miratim i thash:Losh s’janë të gjithë si ne që vetëm lexojmë e s’na intereson gjë tjetër.

Nga ky shkrim dua të falënderoj Sadri Thaçin i cili kurrë s’e zbuloj kët sekret, dhe dua të u kërkoj falje shokëve të studimeve Vadet Thaqi ,Fatmir Xhaferi ,Naser Loshi që s’mund të u tregoja për punën ilegale të asaj kohe,jo që s’u besoja por që isha besatuar që përveç kusherit tim Tasim Badallajt dhe meje në atë kohë askush të mos dinte për këtë./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *