Sqarim i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren.

0

Sulmi ndaj infermierëve nuk ka ndodhur në Eemrgjencësn e spitalit, por në Eemergjencën e QKMF-së Prizren, 20 dhjetor 2020 Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit sqarojmë se sulmi i mbrëmshëm ndaj infermierëve nuk ka ndodhur në Emergjencës e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren, por sulmi ka ndodhur në Emergjencës e QKMF-së në Prizren. Por, pavarësisht vendit ku ka ndodhur sulmi, çdo sulm ndaj mantilbardhëve në vendin e punës është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Mantilbardhët gjatë gjithë kohës janë në gatishmëri të plotë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për gjithë qytetarët, ndërsa në këtë kohë të pandemisë ata, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe të familjeve të tyre, janë vënë në vijën e parë të frontit në luftimin e pandemisë dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientë. Andaj, ftojmë të gjithë qytetarët që nëse nuk ndihmojnë, të paktën mos të pengojnë mantilbardhët në punën e tyre të ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj pacientëve. Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa” Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *