Albin Kurti i gatshëm për zgjedhje, thotë që të ndodhin sa më shpejt

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka përfunduar takimin me u.d të Presidentes, Vjosa Osmani.

Pas takimit ai ka thënë se është i gatshëm për zgjedhje.

“Të kemi një date e cila në hapin kohor të mundshëm të jetë sa më e hershme”, ka thënë Kurti para mediave.

“Ne duhet ta marrim aktgjykimin e plotë, dhe varet nga data kur ai na vie. Pas kësaj do të mund të shpallet data e zgjedhjeve, në një hark të caktuar kohor siç e parasheh Kushtetuta”.

“Ne jemi të interesuar që data e mundshme e zgjedhjeve të jetë sa më herët që është e mundshme”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *