Blerta Deliu tregon nëse PDK-ja bën koalicion me Vetëvendosjen
Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka thënë se PDK-ja është e hapur për bashkëpunim me partitë e tjera, megjithatë ka thënë se në zgjedhje do të garojë e vetme.
“Ajo çfarë e karakterizon PDK-në është se kemi qenë gjithmonë të hapur edhe për subjektet e tjera, nuk është se nuk ka diskutime edhe lidhur me zhvillimet të cilat do të ndodhin dhe për ndonjë subjekt që dëshiron të bashkohet me listën tonë zgjedhore por nuk ka ende asgjë konkrete, pasi ende jemi në fillim”, ka thënë Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra ka shtuar se njëherë do të konkretizojnë programin e pastaj listën zgjedhore.
“Ajo çfarë është e rëndësishme është që ne t’i konkretizojmë pikësëpari programin tonë qeverisës, pastaj edhe listën tonë kandiduese që është njëra prej listave që do të jetë shumë serioze në krye me kandidatin tonë tashmë të konfirmuar z. Hoxhajn, pastaj do t’i shohim edhe mundësitë që gjithë ata që kanë afrime programore me PDK-në dhe që e shohin se programi ynë qeverisës mund të jetë në linja me programet e subjekteve të tjera ne do t’i diskutojmë brenda strukturës dhe lidershipit të PDK-së për të parë nëse mund të bashkëpunohet me ndonjë subjekt tjetër”, ka thënë ajo, në Interaktiv të KTV-së.
Ajo ka mohuar se mund të ketë ndonjë bashkëpunim me LDK-në apo Vetëvendosjen në zgjedhjet e ardhshme. “Ne do të garojmë si subjekt i vetëm politik. Ne kemi parë dy subjektet Vetëvendosjen dhe LDK-në kanë qenë në pushtet gjatë kësaj kohe dhe natyrisht PDK-ja do ta ruajë dinjitetin e saj, si subjekt politik me traditë, dhe ne do të garojmë natyrisht duke qenë të vetëdijshëm se çfarë PDK-ja përfaqëson. Asnjëherë nuk do të tjetërsohemi dhe do të bëhemi që të mos e kemi kauzën tonë kryesore”, ka thënë Deliu-Kodra. “Derisa VV-ja dhe LDK-ja kanë qenë gjatë kësaj kohe në pushtet ne dhe qytetarët e kanë parë modelin e tyre të Qeverisë dhe mënyrën se si këto dy objekte kanë qeverisë mendoj se kjo është ajo që e kemi parë gjatë gjithë vitit dhe natyrisht se do ta kemi programin tonë si subjekt i vetëm