Haradinaj: E çuditshme, Kushtetuesja ua mori mandatin 120 deputetëve

0

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e deputetit Etem Arifi është pak i çuditshëm, pasi për herë të parë ua merr mandatin 120 deputetëve.

“Është vendim pak i çuditshëm, por ne si AAK e respektojmë këtë vendim sikurse e kanë respektuar të gjitha subjektet tjera. Megjithatë, ky vendim nuk e qartëson saktë se çka ndodh me deputetët tjerë që kanë pasur problem me ligjin”, ka thënë Haradinaj në Debat të RTK-së, duke shtuar se me këtë vendim gjykata ua ka marrë mandatin 120 deputetëve të Kosovës.

“Logjikisht neve na certifikon KQZ-ja dhe në momentin që e bënë këtë atëherë unë jam mandatar për deputet. A ka bërë shkelje KQZ-ja shkelje kur e ka certifikuar Etem Arifin si deputet, kjo le t’i mbetet KQZ-së. Po si duket në këtë rast Gjykata Kushtetuese ia ka shtuar edhe një pjesë Kushtetutës sonë”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas tij, AAK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe se i ka marrë të gjitha masat.

“I kemi marrë të gjitha masat dhe do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë shefi i deputetëve të AAK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *