Zgjedhja e qeverisë së re mund të zgjasë deri në gjashtë muaj
Pas konsultimeve me subjektet politike, Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani pritet të publikojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja. Arsim Rashiti nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale thotë për RTV Dukagjinin se brenda kësaj jave pritet të caktohet data për zgjedhje të reja dhe më pas data për shpërndarjen e Kuvendit
Pas mbajtjes së zgjedhjeve do të pasojë proceduar për formimin e institucioneve të reja.
Naim Jakaj nga Instituti për Politika Sociale thotë se formimi i institucioneve të reja të dalë nga zgjedhjet parlamentare mund të merr kohë me muaj.
“Afati kohorë kur do të duhej zgjedhur qeveria e re pas zgjedhjeve shkon deri në katër muaj. Mirëpo nëse do të kishte ankesa në Gjykatën Kushtetuese kjo kohë do të shkonte deri në gjashtë muaj.
Ndryshe, aktgjykimi i Kushtetueses obligon institucionet që pas shpërndarjes së Kuvendit zgjedhjet duhet të mbahen brenda katër muajve