Kurti flet për diasporën: Kontributi i mërgatës sonë është jetik për shtetin e popullin tonë

0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë përveçse jetik për shtetin dhe popullin e Kosovës.


Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Kurti ka shkruar për një shkrimtar të ri nga Koosva që jeton në Zvicër, shkruan Reporteri.net.

Kujtojmë se ditëve të fundit në vend është ngritur një debat i ri lidhur me kontributin e mërgimtarëve në vendlindje.

Ishte pikërisht kritika e gazetarit, Valon Syla, drejtuar diasporës, arsyeja e cila bëri që ai të sulmohet midis kryeqytetit nga një mërgimtar.

Pos Sylës, reagime kanë pasur edhe nga sfera politike në vend.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Çmimi “Rexhai Surroi” për letërsi sivjet iu nda shkrimtarit të ri nga Kosova që jeton në Zvicër, Shkumbin I. A. Gashi, për romanin e tij “Nënë, më fol për ëndërrimtarët”, botuar nga Shtëpia Botuese “Pema”. Do ta lexoj me prioritet këtë libër të Shkumbinit që është edhe kandidat për PhD në fushën e psikologjisë. Kontributi i mërgatës sonë është shumë i gjerë përveçse jetik për shtetin e popullin tone”, ka thënë i pari i Vetëvendosjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *