Isa Mustafa sulmon Vjosa Osmanin për flamurin dardan: Nuk shkon edhe me VV-në edhe me Ibrahim Rugovën

0

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.


Duke qenë se flamuri dardan, ishte simbol i liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, është kreu aktual i saj Isa Mustafa, i cili në një përgjigje për klankosova.tv, këtë veprim të Vjosa Osmanit e cilëson gënjeshtër folklorike.

”Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendres së djathtë-konzervatore”.

”Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta”.

”VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane”.

”Është një gënjeshtër folklorike!”, përfundon Mustafa.

Ndërkohë, gjatë ditës nga zyra e Osmanit kanë thënë  se simbolet janë përdorur nga presidentët Ibrahim Rugova, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga dhe të njëjtat janë hequr nga përdorimi nga presidenti paraprak dhe atë pa asnjë vendim apo bazë ligjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *