IN MEMORIAM- ZEQIR XHAFERAJ

0

E njihja që nga para lufta. Nuk kishim ndonjë shoqëri më të afërt, pos asaj që në atë kohë angazhoheshim ne pushtetin paralel që ja kishte imponuar LDK-ja regjimit serb  jo vetëm me politike paqësore.

Në periudhën e pasluftës kontaktet ishin më të shpeshta. Kjo për arsye se shume aktivitet qe u zhvilluan  në vitet e para të pasluftës në baza vullnetare, me Klubin e Afaristëve të Prizrenit dhe Aleancën Kosovare të Biznesit,  na ofronin, ne si OJQ e Zequan si zyrtar.

Më vonë këto kontakte u shtuan ngase pushteti lokal filloi një pjesë të madhe të këtyre aktiviteteve ti tenderonte si aktivitete tradicionale.

Viteve te fundit edhe pse pushteti lokal shume aktivitete i harroi e disa i komercializoi skajshmërisht, shoqëria me Zequan vazhdoi.

Gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht se pushtetarët shkonin e vinin Zequa mbeti gjithmonë ai qe ishte. Çdo punë që i ngarkohej, ne çfarëdo kohe e stine të vitit, të henë apo e diele, pavarësisht se a ishte punë e resorit të tij apo OJQ-ve, ai me përkushtim e realizonte.

Ishte bujar, i sinqertë, bamirës, i ndershëm, shoqërues dhe mbi te gjitha i palodhshëm. Energjia e tij nuk kishte skaj.

Ndodhte, që ndejat tona. gjatë analizave politike të cilave nuk u shmangej kurrë, ta thërriste ndokush nga stafi komunal e ti kërkonte një automjet me shkuar nga Komuna deri ne ‘’Shatërvan’’, apo nga Shtëpia Bardhë deri në ‘’Bazhdarhane’’, ai e pranonte porosinë dhe menjëherë e kontaktonte shoferin e parë të lirë dhe e angazhonte, por me përpikëri kthehej aty ku kishte ngelur biseda. Ne mendimet e veta ishte këmbëngulëse, luftarak dhe argumentues. Kishte një masë solide te dijes dhe mbante mend shumë data e ngjarje. Por, inteligjenca e tij vinte me shprehje ne shume raste e situate konkrete. Me kujtohet një herë para një fushate zgjedhore PDK ende nuk kishte deklaruar emrin e personit kandidat për Kryetar te Prizrenit. Unë e deklarova një emër  dhe e vendosa në pliko. Edhe ai e bëri të njëjtën. Plikot I deponuam te pronari lokalit ku rrinim. Dhe kur erdhi momenti hapjes  së plikove Zequa kishte shkruar” një anëtar partie”. Pra nuk kishte si ta huqet, dhe unë e pagova drekën,Ai  me  karakterin tij të sinqertë do të kujtohet  gjatë në kujtesën e atyre që  e kanë njohur, I lehte  i qoftë dehu i Kosovës  për të cilën një jete  të rë  sakrifikoi e  jetoi/Me shumë respekt të  përbotshëm rikujton Liman Asllani , kryetar i Klubit të Afaristëve të Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *