Tri këmbësore goditen nga një veturë në Prizren

0

         Tri këmbësore janë goditur nga një veturë në lëvizje. Sipas raportit të policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:20 në rrugën “Rrustë Kabashi”, në Prizren. Siç thuhet në raport, viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas dy viktimat lirohen në shtëpi ndërsa njëra dërgohet në Spitalin e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm. “I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij dyshohet duke mos iu përshtatur shpejtësisë i godet tre këmbësoret viktimat femër kosovare . Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas dy viktimat lirohen në shtëpi ndërsa njëra dërgohet në Spitalin e Ortopedisë për trajtim të mëtutjeshëm. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *