Dashuro e vdis në Pikëllimë në këtë pandemi – Shkruan:Qazim THAÇI
Dashuro e vdis në Pikëllimë në këtë pandemi
————————————————————————
E di, lis i vetëm në fushën e madhe të pikëllimesh.
Mat vetveten me pëllëmbë të hedhur drejt diellit.
Agun e pretë e tradhtuar e buzëmbrëmjen si lavire
Prapë them se shumë të ndjejë sepse….
Akull ke vendos mbi zemrën time
Saherë dua të, të dua e shumë larg, larg ndihem.
E saherë them, se të dua sa afër, në zemër të kam.
Rrugëtimi i kësaj dashurie i ngjanë legjendës.
Asaj legjende ilire ndërto ditën e vdise natën.
Kur nis rrugën drejt teje, kam mërzinë e mortajës
Kur kthehem nga ti kam ankthin e këngës së Rexhës
Si çika patureshë kur jep besë.
Ti lis i vetëm në fushën e pabesisë mate këngën
Mbi Pikëllim e soditë Pashtrikun si besim në Zot e dashuri