Vdes babai i dëshmorit Shahadin Berisha nga Lezi
Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 74 vjeçare, Sherif Berisha, babai i dëshmorit, Shahadin Berisha.
Shahadini ishte dëshmori më i ri i rënë në betejën heroike të Lezit me 1 shtator të vitit 1998 pak para se të mbushte 20 pranvera.
Varrimi i babait të tij do të bëhet sot në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prizren.