Tre të plagosur me armë zjarri në Pejë, dy nga ta dërgohen në QKUK

0

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin e Pejës, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Dy nga të plagosurit janë dërguar në QKUK për shkak të gjendjes serioze shëndetësore.

Lajmin ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën përballë stacionit të Autobusëve.

“Policia ka reaguar menjëherë në ngjarje. Kemi tre të plagosur, dy më rëndë janë nisur për QKUK. Nuk dihen rrethanat, mirëpo mund t’ju konfirmojë se besojmë që e kemi personin e dyshuar për këtë rast dhe jemi në kërkim. Pra, operacioni po zhvillohet. Ngjarja ka ndodhur përballë stacionit të autobusëve”, deklaroi Elshani për ‘RADIO 1’.

Policia ka arrestuar një të dyshuar për plagosjen e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Pejë.

Rastin e ka konfirmuar Veton Elshani, zv/Drejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

 “Ju konfimroj se autori i dyshuar është në pranga tashmë, është pra në arrest. (Emër i njohur për redaksinë) Efektivët tonë ishin në nivel detyre. Po ashtu ju konfirmojë se edhe i plagosuri i dytë është nisur për QKUK. Njëri ka mbetur në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës me plagë më të lehta”, tha Elshani.

Kujtojmë se nga incidenti që ndodhi në afërsi të stacionit të autobusëve në Pejë kanë mbetur të lënduar tre persona, babë e bir dhe nipi i tyre.

Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa tjetri është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *