E diela me shkrimtarin:Sabit Rrustemi
Premierë poetike …
KËTË ZEMËR SALL MA RRËMBEN
Ajo del prej dhomës pa e hapur derën
dritaren
Nuk i trokëllon as shkallët
s’i trazon as gjethet e fjetura
ato kafshë të buta lodhur nga lehjet
Me një të prekur gishti
universit të pafund i gjenë ato shtigje ajri
Si dritë vetëtime
çanë murin e dendur të reve
e mbin para meje
ngjashëm me lindjen e diellit
a këtë ndriqim hëne
Qenies sime shprushet zjarri i fjetur
ndjenjat ndizen pa fjalë
Ajo pjesë dite
në praninë e saj
tjetër ngjyrë merr
njëjtë si fytyra ime
T’i flas
më mashtron gjuha
buzët
Ta prekë
më ngrihen duart
si zogj të ballsamosur
mbesin
Ta ulë në prehër
ai lum ndjenjash e zjarrmon
Më duket e tëra ëndërr
a
vetë ajo është
Herë me pamjen e një Sirene
dalë nga Joni
herë si grishë Çepuri ngjyra – ngjyra
para syve më përhihet
Bën çka bën
këtë zemër sall ma rrëmben
për t’ma kthyer në një kohë tjetër
( 2 Kallnor 2021 )