QKMF-ja në Prizren përgatitet dhënien e vaksinës anti -covid
Drejtori i QKMF-së në Prizren, dr Xhevat Elezkurtaj, përmes faqes së tij në Fb tashmë në mesin e shumë angazhimeve që ka bërë e po bënë QKMF-ja në Prizren njofton edhe për përgatitjen e e planit operacional për dhënien e vaksinës anti -covid që në ditën e parë kur ajo të sigurohet. Ai shkruan ;-‘’ Shërbimi i vaksinimit pranë QKMF- Prizren, ka filluar përgatitjen e planit operacional per dhënien e vaksinës anti -covid që në ditën e parë kur ajo të sigurohet.
Vaksinimi do të realizohet në bazë të një plani të detajuar në 10 Qendra të Mjekësisë Familjare dhe në 5 ambulantët të Mjekësisë Familjare.
Kemi filluar edhe përgatitjen e sigurimit të logjistikës për ruajtjen dhe transportin e vaksinës. Jemi në kontakt me zyrën e nënkryetarit të Komunës së Prizrenit, më shpresë që dozat e para të siguruara nga MSH dhe IKSHP të shpërndahen në Prizren në bazë të planifikimeve të tyre.
Ne do ti kryejmë punët tona , sigurimi i vaksinës nuk varet nga ne.’’Qytetarëve nuk ju mbetet tjetër por të falënderojnë angazhimin palodhur të dr Xhevatit ./qendrapress.com/