Çaste me poetin:Nysret Durmishi ;-Dy Luanëve të Vërrinit

0

Ju ishit heronjtë tanë,

Ju jeni akoma heronj

Do të jenë heronj të popullit tim!

Ju ishit një mburojë për popullin

Si një shkëmb i fortë

Që përplas valët e detit

Shqiptarët kudo janë duke u rritur.

Ju jeni historia jonë e përhershme

Burra me krahë të fortë

Dhe me vullnet të çeliktë,

Me mendje të zgjuar, zemra të mëdha.

Njëri mësues i zellshëm

Tjetri një trim sypatrembur

Për vatrën e juaj, që aq shumë e deshët

Dhëmbë në dhëmbë me armiq u përleshët

Dhe nga prindër kaq të rëndësishëm

Luftëtarët do të lindin përgjithmonë,

Po për mëmëdheun e juaj

Ju do të qëndroni gjithmonë si luan.

04.12.2020 N.D

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *