Kroacia shpall gjendjen e katastrofës në vendet e shkatërruara nga tërmeti
Kroacia do të shpallë gjendjen e katastrofës në vendet që u goditën nga tërmeti në ditët e fundit, ka bërë të ditur kryeministri i këtij vendi, Andej Plenkoviq, përcjellin mediat kroate të hënën.
Një valë tërmetesh, përfshirë një me magnitudë 6.3 shkallësh, kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëmtime të mëdha në infrastrukturë.
Qeveria aktualisht po përballet me dy kriza, COVID-19 dhe tërmetet. Për këtë, sot kemi vendosur që të shpallim gjendjen e katastrofës në zonat: Qarku i Sisaçko – Moslovina, në disa pjesë të Zagrebit dhe të Qarkut të Karlovacit. Po ashtu kemi vendosur të krijojmë një shtab, që do të kryesohet nga Romo Medved dhe ku do të përfshihen përfaqësuesit e të gjithë resorëve”, ka thënë Plenkoviq, përcjell gazeta “Jutarnji”.
Një tërmet ka goditur sërish qytezën e Petrinjas, e cila është goditur më së rëndi këto ditë.
Me shpalljen e gjendjes së katastrofës, qytetarëve u ofrohen gjërat elementare nga shteti, si dhe u sigurohet banimi deri në rinovimin e shtëpive.