Shkarkime në LDK-në e Prizrenit ,shkarkohet Haxhi Avdyli vetë i katërti.

0

Haxhi Avdyli është shkarkuar nga të gjitha funksionet e LDK-së në Prizren.Bashkë me Avdylin janë shkarkuar dhe dy anëtarët e Kryesisë, dr.Arsim Berisha, Artan Hoxha dhe kryetari i nëndegës së LDK-së në Landovicë, Fadil Berisha.Avdyli, një mandat pati drejtuar degën e LDK-së në Prizren. Pas përfundimit të mandatit të kryetarit, ai ka qenë anëtar i Kryesisë së këtij subjekti politik.“Për shkak të angazhimit në iniciativa tw tjera politike, ata nuk përfaqësojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësitë”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren.Vendimi për shkarkimin e tyre është marrë në mbledhjen e datës 3.1.2021Ata bashkë me Osmanin javën e kaluar kanë mbajtur edhe një takim me qytetarët e Prizrenit. “Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura mund të bëjnë ankesë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *