Lajm i trishtë -ndërron jetë Shejh Rexhë Shehu
Lajm i dhimbshëm për shumë qytetarë e sidomos për shumë hasjan ,sepse sonte iku në amshim Shejh Rexhë SHehu, Postnishin e Teqes së Helvetive në Lukinaj të Hasit. Zbraztësira e lënë nga Shejh Rexha, vështirë që do sanohet sepse ishte një klerik i përkushtuar , i dashur e respektuar nga të gjithë ata që njihnin. Trungu i tij atdhetar dhe tradita e familjes Shehu, është e njohur ndër shekuj për atdhetari, besë , për mikpritje bukë e nderë. Shpirti tij pastë dritë e ngushëllime të gjithë ata që e njohën këtë njeri të mirë e të përkushtuar të Kosovës. Bashkësia e Tarikateve të Kosovës njofton se varrimi i tij bëhet nesër (e mërkurë) në Lukijë të Hasit, në orën 14:00/qendrapress,com/