Haxhi Avdyli: Shkarkimi im ishte hakmarrje politike
Haxhi Avdyli e konsideron hakmarrje politike shkarkimin e tij nga Lidhja Demokratike të Kosovës.
Përjashtimin e tij nga LDK ai e cilësoi si “mendësi e vjetër diferencimi”.
“Jemi çuditur me vendimin sepse kemi shpreh vullnetin publik. Ai akt po duket akt i ulët politikë. I ngjan një lloj hakmarrjeje të ulët. Nuk mërzitemi. Është mënyrë e një mendësie të vjetër të diferencimit. Tani edhe është koha që t’i ndajmë rrugët”.
Kjo degë drejtohet nga ministri i mbrojtjes, Anton Quni, njofton Insajderi.
Në “Debat Plus”, Haxhiu, theksoi se Quni nuk e ka votuar Isa Mustafën kryeministër, por ai nuk është shkarkuar.
“Normalisht Isa Mustafa ka dashur të më hakmerret, por edhe në të kaluarën ka pasur raste kur dikush nuk e ka votuar Isa Mustafën por nuk është përjashtuar. Edhe Anton Quni nuk e ka votuar Isa Mustafën por nuk është përjashtuar. Pra tash diçka paska ndryshuar”.
Haxhi Avdyli nuk e kishte votuar shkarkimin e Qeverisë Kurti e më pastaj as s’e kishte votuar Qeverinë Hoti.