Kryetari Haskuka, priti ambasadorin e Turqisë të akredituar në Kosovë
Kryetari i komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka sot, ka pritur në një vizitë miqësore ambasadorin e Turqisë Çagri Sakar,ku me këtë rast kanë mbajtur edhe një konferencë për media ku kryetari Haskuka,tha se kanë diskutuar edhe për projektet e ardhshme e sidomos për investimet që pritet të bëhen në turizëm dhe trashëgimi.
Ambasdori turk Sakar,ka falënderuar mirëpritësin Haskuka dhe tha se kemi diskutuar për shumë angazhime që mund të kemi bashkërisht me Kosovën e veçanërisht me Prizrenin pasi që ne kemi një të kaluar të përbashkët. Pyetjeve tona se cilat projekte janë kryesore dhe se a pritet që Turqia ta ndihmojë Kosovën me vaksinat anti covid,?Ambasadori i Turqisë lidhur me këtë rast tha se projekte kemi një mori projektesh të cilat presim të ndihmojmë këtu në Prizren, Derisa sa i përket vaksinave ne e dimë se presidenti Taip Erdogan ka premtuar ndihmë për Kosovën, por në Turqi është duke u provuar nxjerrja e vaksinës në Turqi, deri atëherë sa të konfirmohet vaksina jonë ka prilli, ne kemi marr vaksina nga Kina dhe atje po vaksinohen, Kurse me të nxjerre vaksinon tonë besojë do të ndihmohet edhe Kosova, tha ai. Për disa projekte të përbashkëta ka dhënë sqarime shtese edhe kryetari Haskuka./qendrapress.com/