Ne fshatin Muradem përurohet xhamia e bukur e ndërtuar falë donatoreve
Në fshatin Muradem sot, solemnisht është hapur xhamia e këtij fshati me lutje fetare dhe këndim të ilahive të shumta e ku në këtë ceremoni ishin edhe Kryesia e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit ,kjo xhami tani më I ka dhënë edhe një bukuri të veçantë këtij fshati. Me këtë rast kryetari i KBI në Prizren Besim efendi Berisha tha se në emër kryesisë dhe dhe hoxhallarëve urojë këtë xhami që është krye në kohë rekord .Por, unë dua ta falënderojë iniciatorin Nebi Memaj .Dua ta lus Zotin ta falënderojë edhe Orhan Bislimajn.tha kryetari Berisha .Po kështu këtë event e ka përshëndetur edhe ish kryeimani I Prizrenit Ali efendi Vezaj duke uruar këta banorë tha se ky vend dikur ishte ujë, por Zoti e ka bërë emër që sot këtu të jemi në këtë vend me një xhami kaq të bukur dhe pastaj ka folur për gjithë këtë iniciativë dhe për këtë xhami kaq të bukur
Kryetari I fshatit Nebi Memaj tha se ne emër tim personal I falënderoi të gjithë ata që ndihmuam për këtë xhami, duke përmendur iniciativat e para dhe po kështu nga 17 janari I vitit 2019 dhe xhamia ka filluar më 14 shkurt 2020. Fal donatorëve por edhe donatorit të palodhur e pandalur për mirësi Urim Hoxhaj, I cili jeton vepron në Gjermani , I cili ka dhënë kontribute të palodhur tha ai.Kurse për xhaminë kanë folur dhe falënderuar edhe banorët e fshatit duke u krenuar se tani edhe Murademi ka një vend të besimit dhe një xhami kaq të bukur e falënderimet padyshim ishin e edhe për nipit e këtij fshati
Orhan Bislimaj që ka dhënë një kontribut të palodhur për këtë xhami. Kjo xhami tani më është edhe një mrekulli e Murademit të lashtësive historike dhe një vend ku do të gjenden mirësi dhe udhëzim për mirësi të botës, pastaj atz falet edhe namazi i drekës/qendrapress.com/