Rritet numri i fshatrave të Rahovecit, të përfshira nga vërshimet

0

Shumë fshatra të komunës së Rahovecit janë përfshirë nga vërshimet e mëdha të shiut që është duke rënë që nga dita e djeshme.

E për këtë shefi i Kabinetit të Kryetarit të kësaj komune, Veli Gashi ka thënë për KosovaPress se aktualisht janë 10 vendbanime që janë prekur nga vërshimet, si shkak i reshjeve të pandërprera të shiut.

“Aktualisht i kemi 10 vendbanime që janë të përfshira prej motit të keq apo prej vërshimeve… Gjatë ditës së sotme kemi pasur kontakte me shumë qytetarë që na kanë komunikuar se uji i ka dëmtuar edhe ekonomitë e tyre familjare, qoftë edhe shtëpitë e tyre. Por, komuna e jonë, kryetari sot pasdite e ka nxjerrë një vendim duke i formuar dy komisione që të bëjnë verifikimin e dëmeve, edhe të amvisërisë, por edhe por edhe dëmtimin e tokave bujqësore. Kemi qenë gjatë gjithë ditës në teren, bashkë me drejtor, kemi qenë afër qytetarëve, dhe po shpresojmë që edhe moti i ligë të pushoj, e të mos ketë reshje, e të mos vazhdojë të bëjë dëme në ekonomi familjare, në toka bujqësore, por edhe në ekonomitë e tyre familjare”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se si Komunë janë duke bërë të pamundurën që të ofrojnë mbështetje për qytetarët e prekur nga vërshimet.

“Ne kemi nënshkruar një kontratë me kompanitë që janë të kontraktuara edhe për stinën e dimrit, rrugët janë të kalueshme. Ka vështirësi në disa pjesë, në pjesët ku ka balanc jo të mirë të rrugës, sepse janë vende që janë pak më të ulëta. Por në bashkëpunim me kompanitë që janë për intervenime emergjente, po bëjmë gjithçka çka varet prej komunës që rrugët të jenë të kalueshme, por edhe qytetarët të mos kenë probleme edhe për ti kryer shërbimet e tyre”, ka thënë Gashi.Reshjet e shiut që filluan mëngjesin e djeshëm kanë shkaktuar vërshime në shumë komuna të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *