Tri këmbësore goditen nga vetura në Prizren

0

Tri këmbësore janë goditur nga një veturë gjatë ditës së djeshme në Prizren, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku njoftohet se rasti ka ndodhur në rrugën “Wesly Clark”, rreth orës 16:00.

I dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur tre këmbësore.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi. “Rr. Wesly Clark, Prizren 09.01.2021, 16:10.I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë  së lëvizjes me kushtet e rrugës godet tre këmbësore, viktimat kosovare. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit dhe më pas janë liruar për në shtëpi”, thuhet në raportin e policisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *