Intervistë ekskluzive me prof Liridona Bislimi,poete- Me rëndësi është që njeriu të vazhdoj tutje, pa marre parasysh sfidave të jetës.

0

QendraPress;-Ju lutem na njofto pak me biografinë̈ Tuaj?

Prof Liridonë  Bislimi -Jam Liridonë Bislimi. Jetoj dhe veproj ne Mitrovicë. Kam përfunduar beqelor dhe master në gjuhë dhe letërsi angleze.

QendraPress;-Si u gjetët me sfidat e jetës?

Liridonë Bislimi- Si çdo njëri tjetër, edhe une kam kaluar nëpër sfidat e jetës. Çdo periudhë e jetës e ka kënaqësinë dhe rëndësinë e e saj. Me rëndësi është që njeriu të vazhdoj tutje, pa marre parasysh sfidave të jetes.

QëndraPress;-Pasioni Juaj?

Liridonë Bislimi- Përveç̧ profesionit si profesoreshë e anglishtes, më pëlqen të shkruaj poezi, po ashtu edhe lexoj shumë. Kam filluar të shkruaj poezi, qysh prej moshës 10 vjeçare. Më pëlqen shumë të lexoj libra, si në gjuhën shqipe ashtu është në gjuhën angleze.

QendraPress; Na fol pak për botimet Tuaja? Liridonë Bislimi -Kam shkruar shumë dhe botuar shumë poezi. Jam munduar t’i kushtoj poezi si: familjes, vendit, gjithçka çka na rrethon. Poezia e parë ka qenë “Dita e shkollës”, ku kam përshkruar ndjenjat dhe gëzimin për shkollën, dijën. Pastaj poezitë “Prindërit e mi”, Dashuria për vendlindjen”, “Mitrovica”, “Libri”, “Dita e Flamurit”, e shumë poezi të tjera./qendrapress.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *