Në pikë të ditës, grabitet filiali i Bankës Ekonomike në Prishtinë

0

    Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutash në filialin e Bankës Ekonomike në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.Ahmeti ka thënë se një person i armatosur ka grabitur një shumë parash dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.“Rreth orës 15:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë .Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një i dyshuar që po ashtu dyshohet të kishte dhe armë me vete ka grabitur një vlerë të caktuar parash dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka thënë Ahmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *