E diela me poeten;Lule Alidema
JO ÇDO FUND ËSHTË MBARIM
Fjala fund mund të tingëlloj keq
Por jo gjithmonë është mbarim
Disa herë të tjera
Mund të jetë dhe një fillim.
Jo çdo fund është humbje
Jo çdo fund sjellë paknaqësi
Në disa raste tjera
Mund të sjellë dhe risi.
Mund të jetë një fund
Që të shpie në gëzime
Mund të jetë një fund
Që të shpie dhe në dëshpërime.
Mund t’ët lëndoj
Mund dhe mos t’a pranosh
Por një fund mund të jetë
Mësim që tutje mos të gabosh.
Çdo fillim ka një mbarim
Çdo mbarim ka një fillim
Kjo është jeta njeriut, jeta jonë
Gjithmonë, diçka vjen e diçka shkon.
Lule Alidema
16.01.2021, Prishtinë