Çaji është kurues dhe qetësues. Por a e dinit që përmban edhe nikotinë?
Gjithçka që duhet të dini për çajin dhe nikotinën
Nikotina është një substancë që edhe pse nuk është tërësisht e padëmshme, nuk është e aq rrezikshme sesa mendohet gjerësisht. Ajo krijon varësi dhe gjendet në disa bimë, të tilla si duhani, por gjithashtu dhe në patate, domate dhe çaj.Pavarësisht se është e pranishme në çaj, ajo absorbohet ndryshe nga nikotina në duhan. Gjethet e çajit, së bashku me disa fruta dhe perime të tjera si patatet dhe domatet, përmbajnë nikotinë, por në nivele të vogla.Studimet vërejnë se çaji i zi, jeshil dhe oolong, përfshirë varietetet e ndryshme, mund të përmbajnë deri në 0.7 mcg nikotinë për 1/2 lugë gjelle (1 gram) të peshës së thatë. Për më tepër, një studim zbuloi se përgatitja e çajit për 5 minuta lëshon në pije vetëm gjysmën e sasisë së nikotinës që gjendet në çaj të thatë.Nikotina në çaj absorbohet ndryshe nga nikotina në cigare dhe produkte të tjera të duhanit, pasi ajo përthithet përmes traktit tretës. Ky proces mund të zgjasë disa orë në varësi të sasisë që pini, pasi duhen afërsisht 45 minuta që 1 filxhan (240 ml) lëng të kalojë nga stomaku në zorrën e hollë.Nikotina në duhan absorbohet përmes mushkërive, kjo rrugë e çon nikotinën në tru pothuajse menjëherë, brenda 10-20 sekondave nga thithja, por gjithsesi dhe në këtë mënyrë nikotina nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve të lidhura me duhanpirjen.Për shkak se është i pranishëm në sasi të vogla dhe absorbohet përmes tretjes, nikotina në çaj nuk konsiderohet të jetë në gjendje të prodhojë të njëjtat efekte të menjëhershme varësie si nikotina që thithet në mushkëri.Çaji përmban nikotinë në nivele jashtëzakonisht të ulëta. Për më tepër absorbohet shumë ngadalë dhe nuk çlirohet plotësisht në çaj të lëngshëm. Kjo sasi e vogël e nikotinës nuk krijon varësi, shkruan Living.Si i tillë, është krejtësisht e sigurt për të pirë çaj nëse jeni duke kufizuar përdorimin e produkteve të nikotinës ose duke u përpjekur t’i lini ato krejtësisht. /Telegrafi/përcjellë/qendrapress.com/