Mot me shi dhe borë në Kosovë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të hënën parashihet të bie shi në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në ato të larta parashihet të bie borë.Ndërsa, sipas këtij Instituti, nga dita e martë parashihet të bie po ashtu borë, ndërsa temperaturat minimale do të lëizin minus -4 dhe 1 gradë.
Njoftimi i plotë
Parashikimi i motit për pesë ditë (25 – 29 janar 2021)Fushat me presion të ulët atmosferik që kanë përfshirë pjesën e Gadishullit të Ballkanit do të jenë të qëndrueshme dhe me tendencë në rritje. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët.Të hënën për shkak të prezencës së vlerave pozitive në fushat termike, parashihet të bie shi në viset e ulëta dhe mesatare, ndërsa në viset e larta parashihet të bie borë. Nga dita e martë reshjet parashihen të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta.Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.