Prizren, 11 aktakuza kundër 12 personave

0

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të Shtetit thuhet se janë ngritur tetëdhjetekatër (84) aktakuza kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale në gjithë Kosovën. Poashtu në njoftim thuhet se janë paraqitur gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit lidhur me  Prokurorinë në Prizren raporton:

     Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka praqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *