Zyrtare: Vendos PZAP, Albin Kurti jashtë listës për deputet
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të refuzohet pjesërisht ankesa e Lëvizjes Vetëvendosjes për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos-certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë.Kështu kandidatët që kanë pasur probleme me ligjin, përfshirë edhe Albin Kurtin, nuk janë certifikuar.Ndërkaq për pjesën tjetër të listës është pranuar ankesa dhe kandidatët janë certifikuar.“Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi Nr.244-2021 datës 22.01.2021 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për certifikimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi-Murtezi”.“Pranohet pjesërisht apeli i subjektit Lëvizja Vetëvendosje, NDRYSHOHET vendimi Nr.244-2021 i datës 22.01.2021 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me seli në Prishtinë, dhe vendoset si në vijim: Pranohet pjesërisht rekomandimi i ZRPPC-së, Certifikohet lista e kandidatëve për deputet të këtij subjekti politik, me përjashtim të kandidatëve të cekur si në pikën -I-, të dipozitivit të këtij vendimi”.“Kandidatët për deputet të cekur në pikën -I-, të dispozitivit të këtij vendimi, nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë”, thuhet në vendimin e PZAP-it,