VV s’pranon vendimin e PZAP-së, do të ankohet në Supreme

0

Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Berim Sallahu, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.Ai ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se brenda afatit ligjor do të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.“Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar ai.Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë sot pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ka vërtetuar pjesën ku KQZ’ja ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe bartësin e listës së LVV’së Albin Kurtin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *