Kurti reagon pas vendimit të Supremes: Fitorja jonë quhet 61 deputetë

0

Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të Supremes që ia ndalon kandidimin në zgjedhje.Kurti ka thënë se ende nuk e kanë këtë vendim dhe në momentin që ta kenë do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm, shkruan Reporteri.net.Kurti tutje kapërsëritur se 14 shkurti do të jetë referendum që do ta konfirmojë fitoren e tij me 61 deputetë.“Ne nuk e kemi këtë vendim, kur të na vjen në zyrën e VV-së do ta trajtojmë dhe do të shohim se çfarë hapash do të ndërmarrim. Qytetari është mbreti i Republikës, Republika nuk mund të ketë sundimtar. Qeveria jonë do të jetë Qeveri e cila i shërben qytetarit. Më 14 shkurt le ta kemi referendumin i cili punët e mira të pranverës 2020 na i vazhdon. Dilni në zgjedhje secili, ama bash secili sepse fitorja jonë quhet 61 deputetë”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *