Hijet e Gjykatës Speciale, (pa) drejtësi e (pa) pritur për ushtarët e UÇK-së
Dokumentari Memory do të sjellë historinë e Kosovës pasi arriti të çlirohej dhe të fitonte pavarësinë. Dokumentari nis me historinë e personave që sollën lirinë, ushtarët e UÇK-së.“Ne kurrë nuk kemi lënduar civilë, ne kurrë nuk kemi lënduar fëmijë,”- kështu shprehet ushtari i UÇK-së në fillim të dokumentarit.Më në fund Kosova është çliruar dhe armiku ka ikur. Populli i sheh si çlirimtarë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi ata krijuan strukturën për të sjelle lirinë e munguar ndër vite. Në historinë e Kosovës ka shumë variabla, por ajo që fiton është Ushtria Çlirimtare e Kosovës.Pas çlirimit Kosova kishte nevojë për politikanë dhe jo ushtarë, prandaj një pjesë e madhe e ushtarakëve do e shihnin veten te kalonin nga ngjyra e gjelbër e ushtrisë në kostumin e politikanit.Liria në Kosovë nuk do vinte me çlirimin e saj, pasi ata që sollën çlirimin do përballen më akuza për krime lufte.Gjithçka filloi nga tregimet e prokurores Carla del Ponte për krime në Ish-Jugosllavi, që shënoi fillimin e një sage të gjatë, që ushtarët që sollën lirisë të shkonin në gjykim për krime lufte.Në librin e prokurores sipas dokumenteve, që ajo dispononte shkruhet se UÇK-ja ka mbajtur serbë, romë, shqiptarë dhe ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Ajo vazhdon më tej se ka pasur të ekzekutuar dhe të tjerë janë zhdukur. Sipas saj mbi 300 njerëzve ju ishin marrë organet për trafikim pasi ishin rrëmbyer nga UÇK-ja.Këshilli i Evropës kishte vendosur të shkonte më tej dhe të hetonte për trafikimin e organeve. Dy muaj nga shpallja e pavarësisë Asambleja e Këshillit Evropian inicion një rezolutë, ku Dick Martin një ish prokuror u caktua si personi, që do sillte një raport për ato që kishte shkruar Del Ponte.
Te raporti i tij thuhet: “Ka një numër faktesh konkrete që disa serbë dhe disa shqiptarë ishin mbajtur të burgosur në vende sekrete nën kontrollin e UÇK-së. Ai shprehet se mbaheshin në shtëpi në veri të Shqipërisë ku keqtrajtoheshin dhe pastaj zhdukeshin. Martin pohonte trafikimin e organeve që bëhej në një klinikë në Shqipëri, ku përmendej dhe shtëpia e verdhë. Politika në Kosovë e mohoi kategorikisht këtë.“Vetë motivi i këtij raporti është për të dëmtuar shtetin e Kosovës, por edhe mua personalisht, por mbi të gjitha imazhin e popullit të Kosovës. Edhe ky pretendim do të dështojë siç kanë dështuar shumë pretendime me herët,” – thotë zoti Thaçi.
Por Bashkimi Evropian bazuar te ky raporti çon në terren “Task-Forcën Speciale për Hetim”.
aprovimin se disa nga pretendimet e raportit të Martin qëndrojnë, por bëhet fjalë për një numër shumë të vogël të personave brenda UÇK-së.“Mund të them në këtë pikë se ka indikacione bindëse se këto praktika kanë ndodhur në një shkallë shumë të limituar dhe se janë një numër i vogël i individëve që janë vrarë me qëllim të trafikimit të organeve të tyre. Ky përfundim konsiston në atë që thuhej në raportin e Martyit se vetëm një grup i vogël i individëve kanë qenë subjekti i këtij krimi,” – thoshte kryeprokurori.
Menjëherë pas këtij raporti Bashkimi Evropian dhe SHBA- ja kërkuan themelimin e një gjykate speciale.“Në të gjithë e dimë se cila është alternativa, nëse nuk miratohet nga qeveria dhe parlamenti i Kosovës ShBA-ja dhe shtetet e tjera nuk do ta bllokojnë me tepër procesin e Kombeve të Bashkuara. Unë i ftoj të gjitha palët ta marrin seriozisht këtë çështje,”- shprehej ambasadorja amerikane Jacobson, në Kosovë (2015).
Pas kësaj ata që akuzoheshin nga raporti i Dick MARTY krijuan atë që sot njihet si “Gjykata Speciale e Hagës”.Në 3 gusht të 2015 gjykata u miratua në kuvend, por në 2017 “Organizata e Veteranëve të Luftës të UÇK-së” ndërmori një nismë nëpërmjet firmosjes së peticionit për të shfuqizuar gjykatën speciale. Ata donin një gjykatë, që të gjykonte të gjithë të akuzuarit për krime lufte jo vetëm shqiptarët.
Në 2019 “Gjykata Speciale” fillo thirrjet e para për intervistime. Më vonë del aktakuza ku Veseli dhe Thaçi ishin të akuzuar për krime lufte dhe kishin dhunuar 100 persona, por në asnjë vend nuk ishte përmendur transplantimi i organeve. Pas gjashtë muaj aktakuzat u konfirmuan dhe Thaçi tha dorëheqjen.“Për të mbrojtur integritetin e presidencës së Republikës së Kosovës dhe qytetarit të Kosovës unë sot jap dorëheqjen nga pozita e presidentit të Kosovës,”- shprehej z. Thaçi në momentin që tha dorëheqjen.
Veseli, Selmi dhe Krasniqi ia deleguan personave të tjerë funksionet e tyre në parti.
Derisa vitet kalojnë do të shihet nëse prokuroria ka fakte apo gjykata ka dështuar të argumentojë ekzistencë e vet.