E diela me poeten :Xhemile Adili
KUR HARRON…
Kur harron pse shërbejnë takat
dhe çorapet e tejdukshme,
atëherë harron maskaranë, buzkuqin, vetullat.
Dhe kur harron pse shërbejnë
Shalli i bardhë, rimeli i ri,
Kostumet gri, brekët nga retë bërë,
Atëherë tri herë nga dy pilula
Para buke do marr.
Tek e para portë, prapa kopshtin në të djathtë
Më prit, të të shqyej buzët, sot kam krah.