Kandidatët për deputetë të VV-së në Prizren: Qeveria e Vetëvendosjes do të jetë e të gjithëve
Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje fushatën paraelektorale e kanë vazhduar në fshatin Velezhë dhe në lagjet “Tusuz” dhe “Ortakoll” të Prizrenit.“Ajo që u tha më 6 tetor, do të vuloset në referendumin e 14 shkurtit”, shkruan LVV në Facebook .“Velezha, Tusuzi e Ortakolli iu bashkëngjitën fitores plebishitare të Lëvizjes. Gjatë takimeve me kandidatët për deputetë, banorët shprehën pritshmërinë e tyre për qeverinë në ardhje”.“Vetëm duke i bërë qytetarët bashkëpunëtorë në vendimmarrje mund ta zhvillojmë shtetin që duam, andaj dhe qeveria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të jetë qeveri e të gjithëve pa përjashtim”.