Gjendet e mitura që ishte zhdukur 10 ditë më parë në Prizren

0

Është gjetur e mitura e cila ishte zhdukur 10 ditë më parë në Prizren.Nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit kanë bërë të ditur se e mitura në mbrëmjen e së dielës kishte kaluar në pikën kufitare “Kullë” ku edhe ka hasur në policinë e Malit të Zi.“Pas një punë të përbashkët ndërmjet policisë së Kosovës dhe policisë së Malit të Zi, personi i humbur nga data 22 janar 2021, është gjetur dhe kthyer në shtëpi. Viktima e mitur i cila ishte raportuar nga prindi i saj (babai ), si “ Person i zhdukur “qe nga data 22.01.2021, me date 31.01.2021 rreth orës 22:00 nga vendkalimi kufitar “ Kulle” është njoftuar se e njëjta është hasur nga policia në Republikën e Mali i Zi.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit.“E njëjta, nga zyrtaret policor të Hetimeve është pranuar prej autoriteteve policore të Mali i Zi dhe është shoqëruar deri në stacionin policor Prizren–Veri për ndërmarrjen e procedurave te nevojshme. Viktima e moshës jo madhore (e mitur) ishte larguar nga shtëpia pa paralajmërim”, thuhet tutje në njoftim.

                Ndërkohë që viktima është dërguar për kontroll mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren e ku është marrë raporti mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore.“Viktima është dërguar për kontroll mjekësor ne Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren prej ku është marre raport mjekësor sipas të cilit viktima është në gjendje të mirë shëndetësore. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, qendra për pune sociale si dhe familjaret (prindërit ) e viktimës. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim dhe konsultim me Prokurorin e Shtetit, Departamenti për te Mitur. Viktima e rastit kthehet në shtëpi dhe tani është në familjen dhe me familjaret (prindërit) e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *