Gjendet pa shenja jete një 38-vjeçar në Skënderaj, dyshohet se kreu vetëvrasje

0

Një 38-vjeçar është gjetur mbrëmë i vdekur në banesën e tij në Skënderaj.

                    Burime të Gazetës Express tregojnë se dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje me litar. Ai është gjetur i varur nga familjarët e tij.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.“Po, dje është gjetur i vdekur një person në banesën e tij. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Zahiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *